Aktualitet

(VD) S’kanë fund PERLAT e kryebashkiakes së Durrësit/ U kënaq me 50 viktima, Sako për të mbijetuarit: Po flenë në hote

30 Nëntor 2019, 19:46 Nga DOSJA
(VD) S’kanë fund PERLAT e kryebashkiakes së Durrësit/ U

TIRANË– Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako nuk di t’u japë fund gafave dhe perlave! Pasi tha publikisht se duhet të jemi të kënaqur që tërmeti i 26 nëntorit ka shkatuar vetëm 50 viktima, që më pas u bënë 51, Sako ka lëshuar një tjetër gafë.

Në një prononcim për “Abc News”, kryebashkiakja e Durrësit shpjegoi kaosin e krijuar në disa çadra dhe tregoi cilësinë e hoteleve ku do të strehohen të mbijetuarit nga tërmeti por që fatkeqësisht kanë mbetur në qiell të hapur.

Sipas Sakos, kaosi krijohet pasi në çadra janë mbledhur njerëz që nuk kanë nevojë, ndërsa shtoi se të prekurit nga tragjedia do të strehohen në hotele me pesë yje. Por, pa harruar të bëjë edhe ironi, kryebashkiakj shtoi se ato hotele, këta njerëz nuk do t’i paguanin dot as për pushime.

Kaosi shkaktohet nga persona që nuk kanë nevojë, ndihmat shpërndahen në mënyrë të organizuar. I bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të jenë të qetë. Punonjësit janë në terren për të evidentuar qytetarët të cilët kanë nevojë, 30 grupe i kemi të shpërndarë në terren.

Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira. Janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime,”- shtoi Sako më tej.

Gjithashtu, në një proncim për gazetaren e “Top-Channel’, Sako u shpreh se tërmetet e tjera në botë kanë shkaktuar me mijëra viktima, kështu që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gafa e valbona sakos tragjedia e 26 nentorit 2019 valbona sako gafa e valbona sakos tragjedia e 26 nentorit 2019 valbona sako

Sondazh

Poll