Politike

"Kur PD ishte në pushtet gërshëra e ligjit ishte e pamëshirë"/ Berisha: Sot qeveria është zhytur në korrupsion

Sipas Berishës gërshëra e ligjit atëherë ishte e pamëshirë, ndryshe nga sot ku sipas tij qeveria është e zhytur në korrupsion.

31 Maj 2024, 20:44 Nga B.Z
"Kur PD ishte në pushtet gërshëra e ligjit ishte e
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellë në vëmendje mbrëmjen e sotme raportin e Transparency International të vitit 2008, mbi korrupsionin. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se sipas raportit Shqipëria u rendit asokohe në dhjetë vendet e para në botë për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Sipas Berishës gërshëra e ligjit atëherë kur PD ishte në pushtet ishte e pamëshirë, ndryshe nga sot ku sipas tij qeveria është e zhytur në korrupsion.

Pjesë nga fjala e Berishës

Miqtë e mi, gjërat janë harruar. Por natyrisht janë këto arritje, të cilat na bëjnë ne të vendosur, besimplotë për t’i dhënë korrupsionit goditjen më fatale. Të dashur miq, lexoni pak raportin e Transparency International të vitit 2008. Çfarë thotë ky raport?

Ky raport thotë: Shqipëria u rendit në garën botërore të luftës kundër korrupsionit. Ky raport thotë se Shqipëria u rendit në dhjetë vendet e para në botë për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Ky raport thotë se Shqipëria në turravrap la mbrapa nga pozicioni i saj 43 vende dhe në rang botëror 85 vende për treguesin e korrupsionit.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit ishte beteja e jetës së Sali Berishës dhe qeverisë së tij. Me këtë betejë, ne arritëm të dyfishojmë të ardhurat. Të dyfishojmë rrogat. Të dyfishojmë pensionet. Në këtë betejë, ne arritëm të ndajmë epokat. Shqipëria kaloi në vitin 2008 nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në të cilin kishte lënguar dekada dhe shekuj, e nxorëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Në këtë betejë brenda dy viteve, 2008-2009, u ndëshkuan 630 zyrtarë për veprën e korrupsionit. Gërshëra e ligjit ishte e pamëshirë.

sali berisha

Sondazh

Poll