Aktualitet

PAMJE SHOKUESE/ ‘Hape derën o të qr, ta çaj fytin’, qindra vetë në radhë për një copë bukë në Durrës, qytetarët

30 Nëntor 2019, 11:39 Nga DOSJA
PAMJE SHOKUESE/ ‘Hape derën o të qr, ta çaj fytin’,

DURRES Në të njëjtën kohë kur kryeministri njofton se situata është në një menaxhim optimal, nga Durrësi, Dosja.al sjell pamje shokuese. Qindra qytetarë të ngelur jashtë pas tërmetit, qëndrojnë në radhë në pritje për të marrë “triskën” e tyre të ushqimit. Pamjet janë të trishta në Shqipërinë e vitit 2019, të ngjashme me ato të Shqipërisë së vitit 1991 apo 1997…

“Hape derën o të qr, hape derën ta çaj fytin”,-dëgjohen të bërtiturat e një prej qytetarëve që ndodhen në këtë zonë të Durrësit,ndërkohë që nuk e dimë pse këta qytetarë kanë refuzuar ofertën e kryeministrit për të shkuar në hotel.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Trupi i fundit u nxorr në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet me magnitudë që sa shkon dhe bie ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nëntorit tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll