Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ Ministria e Financave: Lehtësohen nga taksat bizneset që bëjnë donacione

30 Nëntor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ Ministria e Financave: Lehtësohen nga

Tiranë-Pas tërmetit të 26 nëntorit Ministria e Financave ka përgatitur një akt normativ, ku lehtësohen nga taksat për bizneset që bëjnë donacione.  Njoftohet se njohja e shpenzimeve të zbritshme do të rritet nga 3% në 8%.

Ky akt normativ është i vlefshëm vetëm gjatë perdiudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa shpenzimet do të njihen vetëm nëse do kryen në llogarinë e Thesarit të Shtetit.

Për këtë qëllim Ministria e Financave ka përgatitur Aktin Normativ sipas së cilit do të rritet nga 3% në 8% e fitimit të tatueshëm, njohja si shpenzim i zbritshëm i donacioneve në mjete monetare, të bëra nga bizneset. Kjo incentivë në shërbim të angazhimit tonë ekonomikisht solidar do të vlejë për periudhën e “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar në legjislacion.

Shpenzimet e zbritshme në masën 8%, nga 3% që është aktualisht, do të mund të përfitohen vetëm nëse donacioni do të adresohet në llogaritë e thesarit, të vëna në dispozicion nga Ministria e Financave.

Gjithashtu me rëndësi të theksohet se ky akt vlen edhe për donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” të bëra në formën e pasurive të paluajtshme. Thirrjes së Qeverisë për kontribute për tërmetin përmes platformës online e-Albania/dhuro, i janë bashkuar shumë biznese nga brenda dhe jashtë vendit”, njofton ministria.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate të ditës së djeshme në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll