Aktualitet

Zia mbulon Durrësin, përcillen në banesën e fundit 8 anëtarë të familjes Lala, Meta: S’ka fjalë ngushëllimi

30 Nëntor 2019, 10:13 Nga DOSJA
Zia mbulon Durrësin, përcillen në banesën e fundit 8

Durrës- Sot po përcillen në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala, që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga vila 3 katëshe e familjes Lala ka ngelur i gjallë vetëm Ramë Lala.

Homazhet po zhillohen në pallatin e Kulturës, ku të pranishëm janë presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

“E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këte dhimbje të pangushellueshme. Detyimi ynë për t’i qendruar pranë atyre gjithmonë,” është shprehur Meta.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)
Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat
Marjeta Lala me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Dionis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll