Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Kërkimet në Thumanë dhe Durrës kanë përfunduar, humbën jetën 50 persona

30 Nëntor 2019, 09:59 Nga DOSJA
Ministria e Mbrojtjes: Kërkimet në Thumanë dhe Durrës

Shqipëri– Për tërmetin e 26 nëntorit që goditi vendin dhe shkaktoi 50 viktima Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifrat zyrtare për këtë tragjedi.

Njoftohet se pati 50 viktima dhe se me kërkimet e fundit në Mira Mare nuk është gjetur asnjë viktimë. Theksohet se kërkimet në terren kanë përfunduar.

“Zyrtarisht operacioni i kerkim shpetimit ne zonat Durres e Thumane, me te demtuarat nga termeti i 26 nentorit ka perfunduar. Ne 3 dite u nxorren nga rrenojat 50 viktima, permes operacionit ku moren pjese rreth 250 efektive te kerkim shpetimit nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj. Po behen saktesimet e fundit te gjeneraliteteve te viktimave permes familjareve te tyre per te dale me pas me listen perfundimtare emerore. Lidhur me kerkimet e fundit ne MiraMare nuk eshte gjetur asnje trup. Pas kerkim shpetimit ne terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punen per verifikimet e demeve ne terren.”, thuhet nga ministria.

50 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll