Aktualitet

Tërmeti/ Ministria e Shëndetësisë: 913 të lënduar, 34 pacientë të shtuar tek spitali i Traumës

30 Nëntor 2019, 08:51 Nga DOSJA
Tërmeti/ Ministria e Shëndetësisë: 913 të lënduar,

Shqipëri– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot informacion për nurmin e personat të lënduar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 50 viktima.  Në njoftim theksohet se numri i të plagosurve ka shkuar në 913.

“Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë. 
Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze në gjendje të rëndë, e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit. Ndërsa tre pacientë janë transferuar në Itali për një trajtim më të specializuar. Në spitalin e Durrësit aktualisht po marrin trajtim vetëm tre pacientë, në gjendje të stabilizuar. Janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale. Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.
Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci sipas kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama u shpreh se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll