Aktualitet

Tërmeti/ Ambasada amerikane: USAID ka nisur ekspertë për vlerësimin e dëmeve dhe banesave

30 Nëntor 2019, 08:45 Nga DOSJA
Tërmeti/ Ambasada amerikane: USAID ka nisur ekspertë për

Tiranë- Ambasada amerikane ka njoftuar këtë mëngjes se USAID ka nisur drejt Shqipërisë ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 ambasada amerikane ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll