Aktualitet

Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, humb jetën 20-vjeçarja që i ra tulla në kokë në Kombinat, lutja e të atit para Ramës(EMRI)

Deri më tani 51 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Humb jetën në spital Xhesika Biqiku. Babai i saj paraditen e sotme lutej para Ramës për të shpëtuar të bijën.
Featured image of article: Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, humb jetën 20-vjeçarja që i ra tulla në kokë në Kombinat, lutja e të atit para Ramës(EMRI) Xhesika Biqiku

Tiranë- Shkon në 51 numri i personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Dosja.al mëson se një vajzë e re ka humbur jetën në spitalin e Traumës, aty ku po mjekohej prej disa ditësh.

Mësohet se ka humbur jetën Xhesika Biqiku, e cila ishte prej 3 ditësh në gjendje kome. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin e tërmetit, teksa po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në një pallat në Kombinat.

Xhesika doli me familjarët e saj nga banesa pas tërmetit të fuqishëm, por teksa babai nëna dhe motra shpëtuan duke pësuar dëme më të lehta, ajo mori një goditje të fortë në kokë nga tulla që i ra nga lart. Kjo godite i dëmtoi shumë kokën.

Kryefamiljari, Ilia Biqiku apelonte para kryeministrit Rama, ditën e sotme që ta niste drejt Italisë vajzën e tij, pasi kishte marrë dëmtime të rënda në tru.

Vetëm 2 orë më parë ai i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Kombinat, ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim vajzën e tij.

Lutja para Ramës sot:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë, po u përmend një çikë, thonë italianët, direkt ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu (qan). Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën jashtë, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh.

Rrëfimi dy ditë më parë për Report Tv:

“Tullat zunë gruan të parën, pastaj çunin, pastaj Xhesin. Xhesi do të kishte shpëtuar nëse unë nuk do të isha penguar. Unë u pengova aty dhe rashë nga tre metër larg. Aty tullat i kishin rënë gocës në kokë. Kur kthehem i thërras gruas thashë nuk cohem më kanë rënë tullat, i them gocës tjetër, më kanë rënë tullat. I marr dalë pas pallatit, pastaj del një makinë një çift, një çun dhe goc e re më çuan në spital direkt. Xhesika ka dëmtime në kokë. Na kanë thënë se ka dëmtime në tru dhe ka çarje nga llamarina. Trurin e  ka shumë të dëmtuar thanë mjekët.”

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment