Politike

Dialogu me palët/ Zyrtari i BE-së: Djegia e mandateve, rrezikon integrimin në BE

7 Mars 2019, 11:23 Nga DOSJA
Dialogu me palët/ Zyrtari i BE-së: Djegia e mandateve, rrezikon

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson pas takimit me palët politike në vend, në një konferencë për shtyp u shpreh se vendimi i djegies së mandateve rrezikon në mënyrë serioze rrugën e Shqipërisë për në BE.  Zyrtari i lartë, bëri thirrje që opozita të rikthehet në Kuvend dhe që protestat të mos jenë të dhunshme.

Në takimet që kam patur unë sot paradite unë kam theksuar rëndësinë, kam theksuar që vendimi për djegien e mandateve minon në mënyrë serioze rrugën për në BE. Jeta normale demokratike e vendit duhet të restaurohet në mënyrë urgjente. Parlamenti duhet të jetë vendi ku duhet të diskutohet. Duhet rikthyer thirrja që u bë pak ditë më parë nga Mogherini dhe Fleckenstein. Bojkoti i Kuvendit është jo produktiv dhe minon të ardhmen e vendit. Megjithatë është e rëndësishme që këto protesta të jenë të paqshme dhe të mos nxiten për dhunë.  Nxitja e dhunës është një shqetësim i madh për ne. Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe dhe Vetingu është një proces i sukeseshëm dhe i rëndësishëm në vendin tuaj. Kam pasur mundësinë që sot në mëngjes të takohem me anëtarët e KED dhe  ky institucion është një nga gurët për rikthimin e drejtësisë në vend. Duhet të ruhet panashmëria dhe pavarsësia në punën e tyre. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë ftesa që kam bërë sot është për të restauruar mjedisin politik në vend.

Vizita e Danielsson në Tiranë vjen pak ditë pas protestës dhe djegies së mandateve nga opozita. (Lexo ketu). Opozita dogji mandatet duke e lenë vendin vetëm me mazhorancë ndërkohë që kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke ofruar vetëm dialog. Nga ana tjetër, PD dhe partitë aleate kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

 (J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christian danielsson djegia e mandateve te opozites integrimi ne be kriza politike negociatat e shqiperise qëndrimi i ndërkombëtarëve christian danielsson djegia e mandateve te opozites integrimi ne be kriza politike negociatat e shqiperise qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll