Sport

Ylli i Genoas akuzohet për një sulm seksual në Islandë… Gudmundsson e mohon

Nëse shpallet fajtor, sulmuesi do të përballet me një dënim të rëndë me burg

28 Maj 2024, 18:48 Nga DOSJA

Ylli i Genoas akuzohet për një sulm seksual në

ISLANDE - Albert Gudmundsson ishte një nga yjet e Genoas sezonin e kaluar, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i ekipit (16 gola në 37 ndeshje). Megjithatë, sulmuesi 26-vjeçar tashmë është në shënjestër të një akuze të rëndë në vendlindjen e tij.

Gudmundsson është akuzohet nga një grua, që takoi në një klub nate në Reykjavik, për sulme seksuale gushtin e kaluar. Çështja u mbyll më vonë në mars, por tani është rihapur, pas një apeli të paraqitur nga viktima e supozuar.

Sipas shtypit lokal, nëse Gudmundsson shpallet fajtor, mund të përballet me një dënim me burg që zgjat së paku një vit dhe maksimumi 16.

Akuza fillestare kishte rezultuar tashmë me pezullimin e futbollistit nga kombëtarja islandeze. Megjithatë, me paraqitjen e tij të parë, lojtari u kthye në ekipin kombëtar për të konkurruar në ‘play-off’ për të hyrë në ‘Euro 2024’.

Ylli i Genoas akuzohet për një sulm seksual në
Albert Gudmundsson humbi, kundër Ukrainës, në play-off për të hyrë në 'Euro 2024'

Avokati i lojtarit, Vilhjalmur H. Vilhjalmsson, i cituar nga Sportmediaset, ripohoi pafajësinë e klientit të tij: “Albert Gudmundsson është i pafajshëm. Asgjë e re nuk ka ndodhur, kjo është e gjitha pjesë e procesit që ne tashmë e dimë. Ne ruajmë besimin e plotë te drejtësia.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Maj 2024, 18:28

Rummenigge konfirmon Kompany te Bayern

GJERMANI - Vincent Kompany do të jetë me të vërtetë trajneri i ri i Bayern Munichut. Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar dhe ...