Sport

“Menduam se do të vdisnim”: Lojtari i Cádiz tregon panikun e përjetuar në bordin e avionit të linjës ajrore portugeze… (video)

Álex Fernández zbulon se "gjithçka kaloi në mendjet" e lojtarëve të ekipit spanjol

28 Maj 2024, 16:33 Nga DOSJA

“Menduam se do të vdisnim”: Lojtari i Cádiz tregon

SPANJE - Një avion i EuroAtlantic Airways që transportonte ekipin e futbollit të Cádiz, i cili u nis nga Jerez i Spanjës, për në El Salvador të hënën, bëri një ulje emergjente në aeroportin e Seviljes, për shkak të një problemi teknik me një nga motorët. Pati momente paniku në bord.

"Ne menduam se do të vdisnim, gjithçka na kaloi nëpër kokë. Ndjemë një shpërthim të vogël dhe ekuipazhi i avionit ishte pak nervoz. Kishte një problem me motorin dhe na thanë se duhej të uleshim shpejt. Për fat jemi të gjithë mirë”,- tha ai Álex Fernández, mesfushori i Cádiz.
Në funksion të asaj që ndodhi, Cádiz informoi se nuk do të udhëtojë më në El Salvador.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll