Sport

Carlo Ancelotti bën një zbulim befasues për të ardhmen e tij...

Trajneri italian dëshiron ta përfundojë karrierën e trajnerit te Real Madridi...

28 Maj 2024, 18:37 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti bën një zbulim befasues për të ardhmen e

SPANJE - Carlo Ancelotti ka zbuluar se do ta përfundojë karrierën e tij si trajner te Real Madrid. “Unë do ta përfundoj karrierën time te Real Madridi, por së pari dua një tjetër Champions League.

Për sa kohë që Real Madridi më do mua, unë do të jem këtu në dispozicion të tyre”,- tha ai në një intervistë për ‘La Repubblica’.

Trajneri i Real Madridit parashikon një duel të ashpër me Borussia Dortmundin, duke llogaritur finalen së ligës së milionerëve, që do të luhet të shtunën në ‘Wembley’.

Trajneri 64-vjeçar italian ka rinovuar së fundmi kontratën me ‘los blancos’, deri në vitin 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Maj 2024, 18:28

Rummenigge konfirmon Kompany te Bayern

GJERMANI - Vincent Kompany do të jetë me të vërtetë trajneri i ri i Bayern Munichut. Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar dhe ...