Sport

Milani udhëton drejt Australisë pa Leãon…

Edhe Stefano Pioli nuk është më pjesë e skuadrës kuqezi

28 Maj 2024, 17:38 Nga DOSJA
Milani udhëton drejt Australisë pa Leãon…

ITALI - Rafael Leão ishte mungesa më e theksuar nga delegacioni i Milanit që udhëtoi dje drejt Australisë. Kuqezinjtë do të luajnë një miqësore kundër Romës, këtë të premte në qytetin e Perthit, por nuk do të kenë portugezin, që do ta kthejë fokusin në “Euro 2024”. 

Mike Maignan, Pulisic, Ismael Bennacer, Samuel Chukwueze dhe Antonio Mirante, nuk janë gjithashtu pjesë e delegacionit, ndryshe nga Olivier Giroud, i cili do të përforcojë Los Angeles FC, por shkoi në Australi. 

Edhe Stefano Pioli nuk ka vazhduar udhëtimin, pasi është zyrtarizuar largimi i tij nga komanda teknike e kuqezinjve. Daniele Bonera do të drejtojë ekipin.

Kujtojmë se Paulo Fonseca është i pozicionuar mirë për të shkuar te Milani, me shtypin italian që siguron se lojtari portugez ka arritur tashmë një marrëveshje për të nënshkruar me klubin për dy sezone me një tjetër si opsion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll