Sport

Faqja e Fluminense njoftoi nënshkrimin me Haaland, por më pas erdhi realiteti…

E gjithë kjo ishte vetëm një sulm, nga një haker kompjuteri

28 Maj 2024, 18:15 Nga DOSJA
Faqja e Fluminense njoftoi nënshkrimin me Haaland, por më pas erdhi

BRAZIL - Faqja e internetit e Fluminense njoftoi mbrëmë nënshkrimin e Erling Haaland, sulmuesit norvegjez të Manchester Cityt, duke lënë të habitur tifozët e klubit brazilian.

''Për tifozët e tringjyrëshit, sot është një ditë që do të hyjë në historinë e Fluminense tonë të dashur. Pas negociatave intensive dhe një përpjekjeje të madhe nga drejtuesit tanë, kemi kënaqësinë të njoftojmë se Erling Haaland, një nga sulmuesit më të mëdhenj në futbollin botëror, është shtimi i fundit në skuadrën tonë”, thuhet në lajm.

Megjithatë, e gjitha ishte vetëm një shaka nga një haker kompjuteri, që pushtoi faqen e internetit të klubit. Aktualisht problemi është zgjidhur, dhe tifozët kanë mësuar se Haaland nuk ka formosur me Fluminensen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll