Sport

Legjenda e Rosarios, për kthimin e Di Marías në Argjentinë: "Kam folur me të sot..."

Cristian 'Kily' González dëshiron që 'El Fideo' të kthehet në Rosario

28 Maj 2024, 17:25 Nga DOSJA
Legjenda e Rosarios, për kthimin e Di Marías në

ARGJENTINE - Cristian 'Kily' González, ish-lojtar i Rosario Central dhe trajner aktual i Unión de Santa Fé, i tha ESPN Argjentinës, se ai ka shpresa të mëdha për të parë Angel Di Marían të kthehet në klubin, që e hodhi atë në qendër të vëmendjes së futbollit botëror. Kily, gjithashtu një legjendë e Rosarios, është mik i lojtarit të Benfica-s dhe thotë se ka folur me të.

"Unë kam një marrëdhënie shumë të veçantë me Angel. Vetëm sot (dje) fola me të dhe më besoni, është e vërtetë. Duhet të kuptoni që këto janë vendime personale, por sigurisht, si një fans i Centralit, dua si gjithë të tjerët, që May Angelito ta veshë sërish këtë fanelë”,- shpjegoi trajneri 49-vjeçar, pak minuta pas fitores 2-0 të ekipit të tij ndaj Barracas Central.

Më pas, trajneri kujtoi arsyen e hezitimit të Di Marías, sigurinë. "Dhe a e dini cili është problemi? Edhe ai këtë e dëshiron... Por çmenduria në të cilën jetojmë fatkeqësisht në vendin tonë do të thotë që në këtë rast duhet të rimendojmë vendimin. Por është sikur i kam thënë gjithmonë Angelit, do shoqëroje dhe përkrahe në vendimin që do të marrë përderisa ai dhe familja e tij janë të lumtur, do të jem edhe unë”.

Megjithatë, Kily nuk ka dyshim, se dëshira e Di Marías është të kthehet. “Askush të mos ketë dyshime se ai ‘vdes’ për të veshur sërish fanelën e Rosarios, ka qenë ëndrra e tij që kur u largua dhe Zoti do që ai të mund ta përmbushë. Unë e kam atë dëshirë, por nuk mund të jem egoist dhe mendoj vetëm për atë që dua, por respektoj atë që ai do të vendosë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll