Sport

E FUNDIT! Brasileirão rifillon të shtunën, pas ndërprerjes për shkak të përmbytjeve

Kampionati do të përfundojë më 8 dhjetor, "siç është planifikuar në fillim të sezonit", duke lejuar klubet nga Rio Grande do Sul të "përmbysin rendin e fushës" të raundit të pare.

28 Maj 2024, 17:49 Nga DOSJA
E FUNDIT! Brasileirão rifillon të shtunën, pas ndërprerjes

BRAZIL - Brasileirão do të rifillojë të shtunën, njoftoi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) këtë të hënë, pas një pushimi dy-javor pas përmbytjeve që prekën jugun e vendit.

Rikthimi i kompeticionit vjen pas një vendimi unanim nga 20 klubet e divizionit primar, të mbledhur në një Këshill të Jashtëzakonshëm Teknik në Rio de Zhaneiro, duke filluar nga raundi i shtatë të shtunën, ditën në të cilën ishte planifikuar të zhvillohej raundi i nëntë.

Megjithatë, CBF thekson në një deklaratë, se kampionati do të përfundojë më 8 dhjetor, "siç është planifikuar në fillim të sezonit", duke lejuar klubet nga Rio Grande do Sul të "përmbysin rendin e fushës" të raundit të parë, dmth., të luajnë së pari jashtë shtëpisë, nëse ata dëshirojnë dhe kundërshtarët e tyre e miratojnë.

Në thelb, gara do të përfitojë nga datat e FIFA-s, të destinuara për garat kombëtare, për të kompensuar kohën e humbur, duke i dhënë gjithashtu këtë përjashtim nga rregulli tre klubeve nga Rio Grande do Sul, Grémio, Internacional dhe Juventude, të prekura rëndë nga 'katastrofën'.

"Ne jemi të lumtur sepse shumica dërrmuese e klubeve e kuptuan atë që po kalojmë në Rio Grande do Sul. Ne morëm disa masa paliative për të rikuperuar dhe minimizuar çekuilibrin",- theksoi presidenti i Grémio, Alberto Guerra, cituar në një deklaratë.

Përmbytjet që goditën disa qytete në jug të Brazilit një muaj më parë prekën më shumë se dy milionë njerëz, duke lënë 169 të vdekur dhe 630.000 të pastrehë, ndërsa 56 mbeten të zhdukur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll