Akuzohet për terrorizëm, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për gjykim të Muhamet Manollarit
Gjykata e Posaçme TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për gjyim të Muhamet Manollarit, i cili akuz...
Tre personat janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, sakaq janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 kamion dhe 1 ekskavator.
KAVAJË - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Kavajë, pasi janë kapur duke kryer punime të paligjshme. Sipas policisë tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në Golem. Tre personat janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, sakaq janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 kamion dhe 1 ekskavator.
Njoftimi i Policisë:
U kapën në flagrancë duke kryer punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli, në plazhin e Golemit, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator.
Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Golem.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit:
F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A.
Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjykata e Posaçme TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për gjyim të Muhamet Manollarit, i cili akuz...
GJKKO TIRANË- SPAK njoftoi të martën se kishte zbardhur tentativat e vrasjes ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe disa personave të dyshuar ...
pamje nga ngjarja DURRËS- Jepet masa për dy kushërinjtë e arrestuar në Portin e Durrësit pasi iu gjetën 7 pako kokain&eu...
Gjykata TIRANË - Gjykata e Apelit të GJKKO ka rëzuar këtë të martë ankimimin e Ksenofon Bodos, pjesë e grupit t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen tetë persona dhe procedohen dy të tjerë në Tiranë për vepra të ndryshme pen...
Xhoi Ayoko TIRANA- Rasti i vajzës keniane Xhoi Ayoko që u dhunua dhe qëndroi në koma për disa kohë derisa ndërroi ...
Foto ilustruese TIRANË - Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është...
foto ilustruese DURRËS- Arrestohen shtatë persona në flagrancë, në Durrës. Bëhet me dije se në spitalin e Durr...
Foto ilustruese KURBIN - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kurbin, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për...
Pamje nga protesta TIRANË - Ka përfunduar Protesta e mbajtur paraditen e kësaj të marte te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dor...