Aktualitet

I shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet 53-vjeçari në Bubq

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H., banues në Bubq, të cilit sipas policisë Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”.

28 Maj 2024, 13:17 Nga B.Z
I shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË - Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të martë nga Policia. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H., banues në Bubq, të cilit sipas policisë Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Bubq, pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masës e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike",- thuhet në njoftimin e Policisë.

arrestim policia

Sondazh

Poll