Aktualitet

Nga përndjekja e një të miture tek dhuna fizike, arrestohen në flagrancë shtatë persona në Durrës

Arrestohen shtatë persona në flagrancë, në Durrës.

28 Maj 2024, 13:15 Nga S.B
Nga përndjekja e një të miture tek dhuna fizike, arrestohen
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohen shtatë persona në flagrancë, në Durrës. Bëhet me dije se në spitalin e Durrësit tre persona të moshave 37 dhe 41 vjeç kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë si dhe janë konfliktuar fizikisht me një tjetër person, duke sjellë kështu arrestimin e tyre të menjëhershëm.

Katër persona të tjerë janë arrestuar për veprat penale: përndjekja e një të miture, drejtimi automjetit në gjendje të dehur, drejtimi automjetit pa patentë si dhe aksidentimi i lehtë i një të mituri me automjet. Me rastet do të merret Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Komisariati i Policisë Durrës 

- arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase, se 29-vjeçari ka përndjekur vajzën e saj të mitur;  

- arrestoi në flagrancë shtetasit B. K., 37 vjeç, E. K., 37 vjeç dhe K. Ll., 41 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi në ambientet e spitalit të Durrësit, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. R.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit: 

E. R., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; 

R. N., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;  

R. G., 38 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një shtetas të mitur.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestime

Sondazh

Poll