Aktualitet

Përshtati lokalin për të luajtur Poker, arrestohet 29-vjeçari në Kurbin (EMRI)

Policia sqaron se gjatë aksionit policor janë sekuestruar, 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

28 Maj 2024, 13:05 Nga B.Z
Përshtati lokalin për të luajtur Poker, arrestohet
Foto ilustruese

KURBIN - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kurbin, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për të luajtur Poker. Në pranga ka rënë Renato Veseli. Gjithashtu janë proceduar penalisht gjashtë persona të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë duke luajtur.

Policia sqaron se gjatë aksionit policor janë sekuestruar, 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për të luajtur Poker, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.

Sekuestrohen 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Kurbin ka kapur dhe arrestuar në flagrancë pronarin e ambientit, shtetasin R. V., 29 vjeç banues në Milot.

Nga kontrollet u konstatua 29-vjeçari e kishte përshtatur lokalin, me tavolinë dhe sende të tjera për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për 6 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

 

arrestim kurbin policia

Sondazh

Poll