28 Maj 2024, 13:28
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen tetë persona dhe procedohen dy të tjerë në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se janë arrestuar katër persona dhe është proceduar një i mitur pasi gjatë një ndeshjeje boksi në pallatin e sportit Asllan Rusi ata kanë kundërshtuar Policinë dhe kanë prishur qetësinë publike.
Gjithashtu është arrestuar një 26-vjeçar dhe është proceduar një 36-vjeçar ku të dy janë drejtuesit teknikë të një kompanie pasi gjatë punës ka rënë nga kati i tetë punonjësi i tyre me pasojë vdekjen.
Bëhet me dije se tre persona të tjerë janë arrestuar për veprat penale drejtimi automjetit në gjendje të dehur si dhe aksidentimi i lehtë i një këmbësoreje.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Arrestohen 8 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, në ambientet e brendshme të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje boksi, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- V. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte i kuq dhe është automjeti është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 47 vjeç. Si pasojë ka pësuar demtime të lehta shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
- R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Marije Kraja”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar murin rrethues të një banese;
- O. K., 25 vjeç, pasi në rrugën “Azem Hajdari”, Paskuqan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasen V. L., 49 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
tirane arrestime
Aktualitet
28 Maj 2024, 13:12
M.B
Xhoi Ayoko
TIRANA- Rasti i vajzës keniane Xhoi Ayoko që u dhunua dhe qëndroi në koma për disa kohë derisa ndërroi ...
Aktualitet
28 Maj 2024, 13:17
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është...
Aktualitet
28 Maj 2024, 13:15
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohen shtatë persona në flagrancë, në Durrës. Bëhet me dije se në spitalin e Durr...
Aktualitet
28 Maj 2024, 13:05
B.Z
Foto ilustruese
KURBIN - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kurbin, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për...
Aktualitet
28 Maj 2024, 12:19
B.Z
Pamje nga protesta
TIRANË - Ka përfunduar Protesta e mbajtur paraditen e kësaj të marte te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dor...
Aktualitet
28 Maj 2024, 12:08
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Është mbajtur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e T...
Aktualitet
28 Maj 2024, 11:43
S.B
pamje nga ngjarja
MALËSI E MADHE- Shpallet në kërkim një 49-vjeçar në Malësi të Madhe. Mësohet se n&eum...
Aktualitet
28 Maj 2024, 11:34
B.Z
Pamje nga protesta
TIRANË - Qyetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e ...
Aktualitet
28 Maj 2024, 11:36
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ka nisur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opoz...
Aktualitet
28 Maj 2024, 11:30
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan ditën e sotme. Mësohet se gjatë një k...