Aktualitet

Mbyllet protesta te Bashkia, njoftohet tubimi i radhës

Protesta e radhës u njoftua ditën e martë në orën 11:00

28 Maj 2024, 12:19 Nga B.Z
Mbyllet protesta te Bashkia, njoftohet tubimi i radhës
Pamje nga protesta

TIRANË - Ka përfunduar Protesta e mbajtur paraditen e kësaj të marte te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive "5D", ku u arrestuan disa drejtorë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë. Kjo ishte protesta e nëntë e mbajtur para institucionit shtetëror, dhe zgjati rreth një orë.

Ashtu si në protestat e mbajtura më herët edhe sot qytetarët shprehën revoltën duke hedhur fruta e vezë drejt godinës. Nuk munguan as lëndët plasëse molotov. Protesta u mbyll për një orë dhe tubimi i radhës u njoftua ditën e martë në orën 11:00

proteste erion veliaj bashkia tirane

Sondazh

Poll