Aktualitet

Iu gjetën 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, arrest me burg për dy kushërinjtë

Mësohet se për Mentor Çunin dhe Arjan Doçin është vendosur masa e sigurisë arrest me burg. 

28 Maj 2024, 13:39 Nga S.B
Iu gjetën 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, arrest me
pamje nga ngjarja

DURRËS- Jepet masa për dy kushërinjtë e arrestuar në Portin e Durrësit pasi iu gjetën 7 pako kokainë me peshë 7.3 kg. Mësohet se për Mentor Çunin dhe Arjan Doçin është vendosur masa e sigurisë arrest me burg. 

Furgoni transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli. 

Kompania “Bledi Trans” së cilës i përket furgoni ku u gjet kokaina është në pronësi të Fatbardh Çunit emigrant prej 11 vitesh në Angli.

porti i durresit kokaine

Sondazh

Poll