Politike

Kriza politike/ Danielssonn: S’pashë shenja dialogu, duhet punë për reformat

7 Mars 2019, 11:32 Nga DOSJA
Kriza politike/ Danielssonn: S’pashë shenja dialogu, duhet punë

TIRANË- Në përfundim të takimit që zhvilloi me kryeminsitrin Edi Rama dhe më pas me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zyrtari i Lartë i BE, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson, ka zhvilluar edhe një takim të shkurtër me gazetarët.

Danielsson tha se nga takimi që pati me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha nuk ka parë shenja për dialog me qeverinë. 

“Kjo nuk çon në dialogun e domosdoshëm në demokraci. Kjo nuk çon në përfundimin e bojkotit. Nuk dëgjova diçka të tillë. Nga takimi me opozitën nuk pashë shenja për dialog. Kur flisni për bindjen e Komisionit, është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm. Qëndrimi ynë do të ndiqet tek raporti që do të bëhet publik. Ka reforma të rëndësishme, Kodi Zgjedhor dhe Reforma në Drejtësi.”-tha Danielsson.

Vizita e Danielsson në Tiranë vjen pak ditë pas protestës dhe djegies së mandateve nga opozita. Opozita dogji mandatet duke e lenë vendin vetëm me mazhorancë ndërkohë që kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke ofruar vetëm dialog. Nga ana tjetër, PD dhe partitë aleate kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christian danielsson dialogu qeveri-opozite djegia e mandateve te opozites kriza politike qëndrimi i ndërkombëtarëve zyrtari i be ne tirane christian danielsson dialogu qeveri-opozite djegia e mandateve te opozites kriza politike qëndrimi i ndërkombëtarëve zyrtari i be ne tirane

Sondazh

Poll