Politike

"Në 1990 ndihenin të diskriminuar", Rama: Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë

Rama tha se gazetat lokale fajësonin të parët shqiptarët sapo ndodhet një vrasje apo një grabitje.

26 Maj 2024, 13:00 Nga r.ll
"Në 1990 ndihenin të diskriminuar", Rama: Shqiptarët
edi rama

ITALI - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në takimin me shqiptarët në Milano u shpreh se shqiptarët në 1990 në Itali ndihenin të diskriminuar. 

Rama tha se gazetat lokale fajësonin të parët shqiptarët sapo ndodhet një vrasje apo një grabitje. Ndërkohë shtoi se shqiptarët edhe nën diktaturë ishin të dashurur me Italinë.

Rama:Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.

edi rama ne milano

Sondazh

Poll