Sport

Ansi Agolli do luajë në Amerikë te ish ekipi i Pele dhe Beckenbauer

7 Mars 2019, 18:07 Nga DOSJA
Ansi Agolli do luajë në Amerikë te ish ekipi i Pele dhe

Ansi Agolli do tranferohet në Amerikë, ku pritet vetëm konfirmimi po mesa duket e ardhmja e ish-kapitenit të përfaqësueses do jetë në SHBA.

36 vjeçari është në bisedimë më New York Cosmos ku të dy palët kanë gjetur dakortësinë ku mbeten vetëm hollësira teknike që gjithçka të zyrtarizohet.

Neë York Cosmos ka një histori interesante, u formua në vitin 1970 dhe përjetoi lavdinë për 15 vite, ku me këtë skuadër u aktivizuan yje të futbollit botëror si Pele dhe Beckenbauer.

Klubi u shpërbë për t’u rikthyer në vitin 2010. Aktualisht “njujorkezët” janë pjesë e “National Premier Soccer League”, një kompeticion i cili do të nisë për herë të parë këtë vit dhe edhe pse ende nuk është njohur nga federata e amerikane e futbollit.

Një ndër arsyet se pse Agolli ka zgjedhur klubin amerikan është edhe familja e tij, pasi bashkshortja e futbollistit jeton prej kohësh në SHBA.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ansi agolli kombetarja shqiptare new york cosmos pele ansi agolli kombetarja shqiptare new york cosmos pele

Sondazh

Poll