Sport

‘Plas’ në Madrid, Sergio Ramos nevrikoset me Perez: Më paguaj dhe do iki

7 Mars 2019, 16:54 Nga DOSJA
‘Plas’ në Madrid, Sergio Ramos nevrikoset me Perez: Më

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez ka pasur një zënkë në dhomat e ndërrimit me kapitenin Sergio Ramos pas eliminimit nga Champions League këtë sezon.

‘Los Blancos’ humbën 4-1 kundër Ajax-it në Santiago Bernabeu të martën e kaluar me kapitenin e tyre i cili ishte tifoz si pasojë e dënimit të UEFA-s.

Ironia mizore ishte se Ramos mori karton të verdhë me dashje në Amsterdam me qëllim që të humbiste ndeshjen e kthimit dhe të rikthehej në çerekfinale.

Pas humbjes i cila e bëri Real Madridin të dalë nga të gjitha garat për titull dhe me turpërimin e konfirmuar, media spanjolle AS zbuloi se Perez shkoi në dhomat e ndërrimit të lojtarëve për t’i kritikuar.

Shefi i klubit qëndroi atje për të paktën 15 minuta, ku akuzoi lojtarët për mungesë dedikimi, madje kishte shkuar aq larg sa kishte përdorur fjalën ‘e shpifur’ për të përshkruara performancën e tyre.

Por Ramos mesa dukej nuk dukej se ishte i lumtur nga fjalët e presidentit, duke ju kthyer këtij të fundit.

Pretendohet se kapiteni spanjoll fajësoi Perez për sezonin e tyre katastrofal, duke e akuzuar atë për planifikim të dobët dhe mungesë vizioni, para së ta mbyllte me shprehjen ‘’Më paguaj dhe do iki”.

Perez mendohet të jetë larguar nga dhoma shumë i nevrikosur, ku më pas ka mbajtur një mbledhje me bordin drejtues e cila ka zgjatur deri në dy të mëngjesit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league florentino perez real madrid sergio ramos champions league florentino perez real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll