Sport

Bojkotimi i arbitrave, FSHF ndërpret kampionatin: Mbështetsim dhe rrespektojmë vendimin

7 Mars 2019, 15:57 Nga DOSJA
Bojkotimi i arbitrave, FSHF ndërpret kampionatin: Mbështetsim dhe

Pas vendimit të Shoqatës së Arbitrave për bojkotimin e kampionatit si pasojë e dhunës në stadiume(lexo këtu), FSHF ka lajmëruar se këtë fundjavë nuk do luhet futboll në vendin tonë.

Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar ka bërë  me dije ndërprerjen e kampionatit dhe se kjo vjen si pasojë e vendimit të Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit duke sqaruar se mbështet dhe rrespekton vendimin e tyre.

Deklarata e plotë e Federatës Shqiptare të Futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve.”

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bojkotim i kampionatit fshf shoqata e arbitrave bojkotim i kampionatit fshf shoqata e arbitrave

Sondazh

Poll