Sport

I jep fund pensionimit të dytë, Messi rikthehet me Argjentinën

7 Mars 2019, 15:27 Nga DOSJA
I jep fund pensionimit të dytë, Messi rikthehet me Argjentinën

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është thirrur përsëri nga kombëtarja Argjentinase për miqësoret e ardhshme kundër Venezuelës dhe Marokut.

Këto dy ndeshje do zhvillohen në stadiumet e Wanda Metropolitano, më 22 mars dhe në Tangier më 26 mars, rrespektivisht.

Messi do jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e parë pasi Asosacioni i Futbollit Argjentinas e ka promovuar ndeshjen në Madrid dhe ka shitur 10 000 bileta deri më tani.

Sidoqoftë, sulmuesi 31 vjeçar nuk do udhëtojë në Marok pasi Barcelona do ndeshet me Espanyol katër ditë më pas në La Liga.

Messi vendosi të pensionohej nga ‘Albiceleste’ pas Kupës së Botës Rusi 2018 dhe nuk bëri pjesë në asnjë prej ndeshjeve të vjeshtës duke i siguruar kështu vetes disa ditë pushim për ndeshjet me Barcelonën.

Ylli I Barcelonës do jetë pjesë e Copa Amerika, e cila do të zhvillohet në Brazil këtë qershor.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport argjentina copa america lionel messi argjentina copa america lionel messi

Sondazh

Poll