Sport

FOTO/ Trajnerët shqiptarë të notit certifikohen nga Genadijus Sokolovas, tekniku që stërviti Michael Phelps

7 Mars 2019, 15:47 Nga DOSJA
FOTO/ Trajnerët shqiptarë të notit certifikohen nga Genadijus

Për 5 ditë me rradhë, 1-5 mars, në Prishtinë me bashkëpunimin ndërmjet Finas dhe Federates Kosovare të Notit u organizua seminari për “Fina Swimming Coaches Certification Course” i drejtuar nga amerikani dr. Genadijus Sokolovas qe njihet dhe si një nga kërkuesit shkencor më të mirë momentalisht në qarkullim dhe me një të shkuar të pasur për studimin e notarëve më elitare botërorë.

Pjesëmarrja ishte e kënaqshme me 30 trainera nga Katari Brazili Sllovenia Shqiperia Maqedonia Greqia dhe Kosova. Mbas një trainimi online prej 1 muaji dhe pjesëmarrjes 5 ditore në kursin e dytë, u certifikuan dhe trainerat shqiptarë Andi Mara , Eduart Cane që drejtojnë ‘Eagles Swimming Team’ dhe Jurgen Fici traineri i ekipit Teuta.

Mbas këtij suksesi që nuk ishte arritur nga asnjë trainer në Shqipëri, treshja kuq e zi shpjegon se kursi ishte tepër intensiv dhe që të arrihej certifikimi duhej nënshtruar një ekzaminim për modulin prej 50 faqesh në anglisht me zgjatje kohore 3 orë që jo çdo pjesëmarrës arriti ta përfundonte.

Vlefshmëria e këtij certifikimi ishte bashkëpunimi ndërmejt trainerave të kombësive të ndryshme dhe rritjes se nivelit te notit duke pasur shkëmbime eksperiencash dhe mbi të gjitha bërja e mundshme që trainerat Andi Mara, Eduart Cane dhe Jurgen Fici të jenë të njohur ndërkombëtarisht  nga organi me i lartë institucional që është Fina dhe që të jenë trainerat më dinjitoz për të përfaqesuar Shqipërine si drejtues ose kordinatore të ekipit tonë kombëtar në evente si kampionate botërore europiane te notit por edhe olimpiada.

Në fund trajnerat e Shqipërisë janë shprehur të nderuar për bashkëpunimin e shkurtër me një nga trainerat qe stërviti legjendën botërore te notit Michael Phelps.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andi mara eduart cane fina fina swimming coaches certification course genadijus sokolovas andi mara eduart cane fina fina swimming coaches certification course genadijus sokolovas

Sondazh

Poll