Sport

Perjashtimi i Kamzës, flet Xhelal Mziu: Dënim si në kohën komuniste, do ndërtojmë ligën tonë në Kamëz

7 Mars 2019, 13:36 Nga DOSJA
Perjashtimi i Kamzës, flet Xhelal Mziu: Dënim si në kohën

Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për të përjashtuar ekipin e Kamzës si pasojë e dhunës ndaj arbitrit(lexo këtu), Eldorian Hamiti në ndeshjen me Laçin ka reaguar dhe kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu në një intervistë për Panorama Sport, i cili e konsideron vendimin si dënim në kohën e komunizmit.

Klubi i Kamzës, tifozët dhe I gjithë qyteti janë dënuar nga ky vendim, por më shumë së të gjithë më të dëmtuarit janë futbollistët e ekipit, pasi ata janë të federuar me Kamzën dhe nuk mundën të luajnë per ekip tjetër deri në fund të sezonit, që i thonë rreth tre muaj, të cilat janë shumë për ecurinë e një lojtari.

Mziu e konsideron të qëllimshëm këtë dënim ekzemplar nga ana e FSHF-së, ndërsa bën edhe ironi duke thënë se tashmë ekipi do të garojë në një kampionat të pavarur lokal. Gjithashtu, Mziu flet edhe për të ardhmen e lojtarëve.

Reagimi i plotë i Xhelal Mziut.

Do e nis gjithçka që nga momenti i incidenteve që ndodhën në fund të sfidës me Laçin. Dua të them se askush nuk i justifikon aktet e dhunës që ndodhën atë ditë. Distancohem plotësisht nga dhuna. Por, mos harroni se shkaktari i dhunës ishte gjyqtari. Arbitri, jo vetëm që theu çdo limit në zgjatjen e ndeshjes përtej minutave që ishin dhënë, por akordoi edhe një penallti të paqenë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u ditur nga gjithsecili.

Sapo e pashë vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë federatës, mund të them se janë dënime që ua kalojnë edhe atyre të kohës së Enver Hoxhës. Do të shohim në ditët në vazhdim reagimin që do të kemi. Por, me këtë vullnet të Federatës Shqiptare të Futbollit që nuk e do futbollin në Kamzë dhe me këtë qeveri do të shpallim autonominë.

Duke qenë se nuk ka një kategori tjetër më poshtë, ne do të krijojmë një kampionat brenda Kamzës dhe ta fillojmë që aty. Jam i sigurt që do të jetë një kampionat më frytdhënës dhe më popullor për Kamzën sesa të vazhdojë kështu. Nuk kam parë ndonjë dënim kaq të rëndë. Shkaktari kryesor i dhunës, që ishte gjyqtari, nuk kishte marrë asnjë dënim, ndërsa skuadra e Kamzës shkon dy kategori më poshtë. Do t’i bëjmë ftesë federatës që ta ulë edhe dy kategori të tjera ose do të dalim më vete. Do krijojmë një kampionat më vete në Kamzë që të mos kemi lidhje fare me federatën.

Për lojtarët Besoj se e ka marrë parasysh federata dhe do t’i kompensojë ajo.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne stadiume perjashtimi i kamzez xhelal mziu dhuna ne stadiume perjashtimi i kamzez xhelal mziu

Sondazh

Poll