Sport

Dhuna ndaj arbitrit/ ‘Bilbilat’ bojkotuan Kampionatin, FSHF shtyn ndeshjet e fundjavës

7 Mars 2019, 11:20 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit/ ‘Bilbilat’ bojkotuan Kampionatin, FSHF shtyn

TIRANË– Pas vendimit të shoqatës së arbitrave, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjitha klubet që se ndeshjet e programuara për fundjavën nuk do të zhvillohen.

Duke qënë se ende nuk dihet se sa do të zgjasë bojkoti i arbitrave nuk dihet se kur do të rifillohet të luhet futboll në të gjitha kategoritë.

Federata Shqiptare e Futbollit pret reagimin e Policisë së Shtetit, që të marrë përgjegjësitë për sigurinë e “bilbilave” si kushtin e vetëm të tyre për t’ju rikthyer punës në Kampionat.

Për këtë të premte duhet të zhvilloheshin ndeshjet: Skënderbeu-Kukësi; Partizani-Teuta; Kastrioti-Tirana dhe Laçi-Flamurtari.

Gjithçka nisi me dhunimin e arbitrit Eldorian Hamiti në përfundimin e ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit, ku ai dha një penallti në favor të Laçit në minutat e fundit të ndeshjes. Për veprimin, FSHF rrëzoi nga Superiorja skuadrën e Kamzës, ndërsa arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në rikthimin e uniformave blu. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bojkoti i arbitave ne superlige dhuna ndaj arbitrit fshf bojkoti i arbitave ne superlige dhuna ndaj arbitrit fshf

Sondazh

Poll