Aktualitet

“Kjo është babëzi”, Rama: U arrestua shefi i Komisariatit që mori dy thasë me ndihma

28 Nëntor 2019, 21:46 Nga DOSJA
“Kjo është babëzi”, Rama: U arrestua shefi i

THUMANË- Nga çadra ku po qëndrojnë qindra qytetarë të Thumanës pas dëmtimit nga tërmeti, ka folur dhe për ata që po abuzojnë me fondet.

Në një intervistë për Top Channel, në emisionin Open, Rama tha se pas arrestimitt ë të riut nga Lezha që mblidhte lekë me emrin e tij, një tjetër perosn ka rënë në pranga.

Bëhet fjalë për një polic, që ndihmat po i dërgonte në shtëpinë e tij, që sipas kreut të qeverisë është një shef Komisariati.

Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi. Ok ai do bëj lajm, por si ka mundësi”, u shpreh Rama.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama polici vjedh ndihmat termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama polici vjedh ndihmat termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll