Aktualitet

Sërish tërmet në vend, kësaj here magnituda shënoi 3.7 Rihter me epiqendër Manzën

28 Nëntor 2019, 20:34 Nga DOSJA
Sërish tërmet në vend, kësaj here magnituda shënoi 3.7

VORË- Sërish tërmet në vend. Mësohet se kësaj here magnituda ka shënuar 3.7 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e ka pasur pranë Manzës. 

Edhe pse lëkundjet kanë qënë realitivisht të lehta, sërish kanë shkaktuar panik në njerëz për shkak të dëmeve që ka shkaktuar në disa prej qyteteve të Shqipërisë. 

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne vore termet i forte ne shqiperi termet ne vore

Sondazh

Poll