Aktualitet

Punoi gjithë ditën në fabrikën e këpucëve, babai e thirri por Aderina nuk u zgjua nga ‘gjumi i vdekjes’, i ati: Më mi

28 Nëntor 2019, 19:33 Nga DOSJA
Punoi gjithë ditën në fabrikën e këpucëve, babai e

THUMANË- Aderina Kabili ishte vetëm 21-vjeçe. Ajo punonte në fasoneri dhe çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit nisej për në punë. E reja nga Thumana shkoi për të fjetur mbrëmjen e së hënës, pa e ditur se të nesërmen në mëngjes nuk do të zgjohej më. Në moshën më të bukur dhe me një të ardhme përpara, Aderina u shua tragjikisht nga tërmeti i së martës. Ajo ishte në gjumë. Babai i saj, Haxhi Kabili kishte shkuar ta zgjonte përpara lëkundjeve vdekjeprurëse të orës 03:54 minuta, por Aderina, ndoshta e lodhur nga një ditë më parë, nuk u zgjua.

Në një rrëfim të dhënë për tvklan.al vetëm pak përpara se trupi i saj i pajetë të gjendej poshtë rrënojave, babai i saj 52-vjeçar tregoi se kur kishte hapur derën ku flinte e bija, gjithçka kishte përfunduar.

Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten dhe një fëmijë të fqinjëve, por jo vajzën e tij. Vetëm pak çaste pas tërmetit ai kërkonte i dëshpëruar për të bijën, ashtu sikurse edhe një ditë më pas, por këtë herë i dorëzuar me faktin se e bija nuk jetonte më. Trupi i Aderinës u gjet orët e vona të së mërkurës nga gërmadhat e pallatit 5 katësh, ndërsa këtë të enjte në orën 14:00 ajo u përcoll për në banesën e fundit. Kjo vajzë e re e plot jetë u shua sëbashku me dhjetëra të tjerë, nga lëkundjet tragjike të 26 Nëntorit.

 

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

Marrë nga tvklan.al

(k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aderina kabili haxhi kabili tragjedia e 26 nentorit 2019 aderina kabili haxhi kabili tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll