‘Sa hyra në shtëpi ra muri’/ I moshuari shkrehet në lot, Rama e përqafon: Shtrëngo gruan, thuaj shyqyr që jeni gjallë
28 Nëntor 2019, 20:12Nga DOSJA
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme disa nga familjet e prekura nga tërmeti, të cilat ishin strehuar në hotel pasi u ishte prishur shtëpia nga tërmeti.
Gjatë vizitës së tij, kreu i qeverisë takoi dhe bëri foto me një të moshuar që kishte veshur një bluzë me shqiponjën dykrenare. I moshuari i tregoi Ramës se sapo ishte futur në shtëpi për të parë dëmin që i kishte shkaktuar tërmeti.
BISEDA ME RAMËN:
Edi Rama: Ju bëftë mirë, më pëlqen të bëjmë një foto se qenke për ditën e Flamurit I moshuari: Unë sa hyra në banesë më ra muri në shtëpi kur hyja për së dyti, ishte bërë copa copa Edi Rama: Por të lutëm, aman pse hyre? Si mund të futesh aty I moshuari: Thashë ta shoh… Edi Rama: Të lutem! Aman more! si mund të futesh aty? Do të mbajmë këtu dhe do të bëjmë shtëpinë I moshuari: Unë nuk kam ku të shkoj më, nuk kam shtëpi, në Maqedoni nuk kam shtëpi Edi Rama: Shtëpinë do ta bëjmë siç ishte, më të mirë se ishte I moshuari: Faleminderit Edi Rama: Jo jo nuk ma puth dot dorën. Mos shko më te shtëpia, kaq! Të lutem, ti je i fortë, mbahu fort, ke parë shumë dhe ke kaluar shumë, e rëndësishme është që nuk ke pasur humbje jete. I moshuari: Kjo është gruaja ime Edi Rama: Përqafoje gruan dhe thuaj shyqyr që jeni gjallë dhe jeni mirë se për te tjerat ne jemi me ju. Ju këtu do të qetësoheni dhe do të rrini sa të jetë nevoja.
49 persona të vdekur, 750 të plagosurdhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.
(k.m/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka bërë më dije se ka proceduar sot Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, adminsitratorë të faq...
THUMANË- Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pa banesë qindra familje në Thumanë, të cilat janë strehuar në kampet e ngritur nga strukturat shtetërore.Por duket ...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë thirrje për solidarizim në mënyrë që të ndihmojë familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit. Dua ka ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, kërcënoi mediat online se do t’i mbyllte nëse do vijonin që të raportonin për tërmetin që ...
TIRANË- Efektivët e forcave zjarrfikëse kanë treguar detaje nga operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos, i cili është një prej të mbijetuarve të tragjedisë...
SHIJAK- Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Shijakut. Banorët e zonës janë shprehur të habit...
TIRANË- Gazetari i ABC News, Juxhin Mustafaraj, i ftuar në emisionin “Historia ime”, ka treguar historinë e kryefamiljarit Lala, i cili ende ka shpresë për...
VLORË- Inxhinierja Luljeta Bozo ka folur për Fax News lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 Nëntorit ku më pas u shoqëru...
TIRANË- Stafi i “Klanifornia” ka vendosur që të mos e zhvillojë emisionin e të shtunës mbrëma në shenjë solidariteti me tragjedinë e 26 nëntorit. Emisioni,...