Aktualitet

Donacionet për tragjedinë nga tërmeti, Rama ‘thumbon’ pasanikët e vendit: Bëni paraqitje dinjitoze para se te dilni tek

28 Nëntor 2019, 21:33 Nga DOSJA
Donacionet për tragjedinë nga tërmeti, Rama ‘thumbon’

THUMANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Top Channel ka treguar se videoja më e bukur që kishte parë është ajo e një pensionisti nga Medvegja, i cili dhuroi me lot në sy 10 euro nga pensioni i tij që sapo e kishte marrë.

Në fjalën e tij, Rama tha ai ishte personi më i pasur që kishte parë, duke “thumbuar” e nxiturit të pasurit e Shqipërisë që të bëjnë dhurimet e tyre.

Unë kam pas fatin sot që të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Është një burrë që nuk e di sa vjeç është. 80 apo 90 vjeç. Ishte nga Medvegja. E pashë dhe më ka lënë pa frymë. Dhe jam shumë i lumtur nga larg. Do shkoj ta takoj në Medvegjë. Ai kishte kursyer 10 mijë lekë. Iu them biznesmenëve që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes paraqitje dinjitoze para se të dalin para Shën Pjetrit. Se atje shkohet para se të ndahet ku shkon në ferr apo parajsë. Ajo shprehja mos e tundo perëndinë tënda ka një gjë që duhet ta korrigjojnë. Sa po japin sa nuk po japin të pasurit merruni ju. Nxitini! Mi lini mua këto hallet e tjera,“-tha ndër të tjera Rama. 

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/Dosja.al)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll