Aktualitet

Të prekurit strehohen në hotele, Rama “modest” sa më s’ka: S’i ka shkuar mendja njeriu, më shkoi mua. Në makinë ka

28 Nëntor 2019, 21:18 Nga DOSJA
Të prekurit strehohen në hotele, Rama “modest” sa më

THUMANË- Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra i ka kthyer përgjigje kritikëve për masat që po merr Shqipëria për t’u përkujdesur nga të prekurit e tërmetit. 

Në një intervistë për Top Channel, Rama tha pa modesti se akomodimi i familjeve në hotele ishte një ide e tij dhe ishte padëgjuar më parë. Më tej, kreu i qeverisë zbuloi edhe varësinë e tij, e cila ishte celulari. 

Kjo është një zgjidhje ideale që nuk i ka shkuar mendja njeriu. Më shkoi mendja mua dhe ja ku është. S’do keni më mundësi të bëni lajme të rremë. Disa nuk e di ça kanë por nuk u del e keqja. Ne do e heqim problemin e akomodimit. Po e përsëris shpesh po ndonjëherë më rrotullohet truri nga pagjumsia. Në makinë kam të vetmen drogë që më ka kapur mua që është kjo mrroklla këtu. Kjo është droga ime që nuk e po e heq dot,”-tha Rama. 

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll