Aktualitet

Nuk ka fund e keqja për banorët e Thumanës, pas tërmetit shiu u përmbyt dhe çadrat (VD)

28 Nëntor 2019, 19:40 Nga DOSJA
Nuk ka fund e keqja për banorët e Thumanës, pas tërmetit

THUMANË- Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pa banesë qindra familje në Thumanë, të cilat janë strehuar në kampet e ngritur nga strukturat shtetërore.

Por duket se e keqja për këto familje nuk ka fund, pasi sot në orët e mbrëmjes kanë nisur reshjet e shiut. Sipas informacioneve nga terreni mësohet se kanë nisur nxjerrjet e materialeve nga kampi, por një pjesë e tyre janë lagur nga shiu.

Batanie, dyshekë, rroba e ushqime janë lagur nga shiu, pasi çadrat nuk kanë qenë të siguruara. Po ashtu një pjesë e çadrave janë mbushur me ujë.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i thumanes termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 kampi i thumanes termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll