Aktualitet

“Do u mbyll forcërisht”, Rama kërcënon mediat, por është i pari që thyen etikën me ERTV

28 Nëntor 2019, 19:26 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, kërcënoi mediat online se do t’i mbyllte nëse do vijonin që të raportonin për tërmetin që ka lënë pas 49 viktima. Halli i Ramës me mediat online ishte raportimi, që sipas tij nuk ka qenë korrekt dhe informacionet e transmetuara kanë qenë të rreme dhe kanë përhapur panik.

Po ashtu një tjetër pikë ishte dhe përdorimi i imazheve nga tërmeti, ku objekt i kamerave kanë qenë hera-herës dhe fëmijët. Të gjitha këto bënë që Rama të kërcënonte me censurë publikun, duke mbyllur një prej burimeve kryesore të informacionit. Vendimin e tij numri një i qeverisë e argumentonte dhe më “Gjendjen e jashtëzakonshme” që ndodhen dy qarqet, Tirana dhe Durrësi.

 

 

Nga ana tjetër Autoriteti i Mediave Audiovizive në një reagim u bëri thirrje të gjithë mediumeve (ku përfshihet dhe televizoni online i Kryeministrit) që të mos shkelnin etikën me pamjet e fëmijëve gjatë raportimeve të tyre.

Por duket se i pari që ka thyer etikën është vetë shefi i qeverisë, pasi në ERTV pamjet e fëmijëve të tronditur nga tërmeti janë më të shpeshta në videot e tij.

Nga një vëzhgim i bërë në në vidoet e shpërnda nga kreu i qeverisë dhe minsitra, konstaton se fëmijët jo vetëm nuk janë shmangur nga filmimet, por edhe janë marrë në krahë e u janë marrë deklarata pa praninë e tyre.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mbyllja e portaleve termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbyllja e portaleve termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll