Aktualitet

Doli i gjallë nga rrënojat, zjarrfikësit tregojnë detaje nga shpëtimi i Klajdi Qatos: I dëgjuam zërin dhe hapëm tunel me

28 Nëntor 2019, 19:10 Nga DOSJA
Doli i gjallë nga rrënojat, zjarrfikësit tregojnë detaje nga

TIRANË- Efektivët e forcave zjarrfikëse kanë treguar detaje nga operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos, i cili është një prej të mbijetuarve të tragjedisë së 26 nëntorit.

Të ftuar në studion e “Historia ime”, ata kanë treguar se kanë komunikuar plot 7 orë me të riun derisa e kanë nxjerrë nga rrënojat. Ata tregojnë gjithashtu se i riu kishte frikë se nuk do të dilte i gjallë dhe se gjithë kohës shqetësohej për informacionin.

Shiko minutën e 32

“Kam komunikuar me Klajdin për më shumë se 7 orë. I preka këmbët. Isha i lodhur pushoja nën rrënoja. Kur pushoja unë, më pyeste: A do punoni prapë? I thoja që po, i thosha: Po pushoj pak, pusho edhe ti se në hotel je. I jepja kurajo. Kur dolli më në fund na e shpërbleu. Nuk mendoja asgjë në ato momete, vetëm Klajdin. Ishte një taksixhi aty që ka bërë një punë të mrekullueshme. Kemi qënë sipër rrënojave dhe dëgjuam më pas zërin e tij, me orientim hapëm rrënojat me dorë e ça mundëm. Po ecnim nën rrënoja diku 7 metra. Kur arritëm afër Kladit, ai ishte nën krevat. Atje nuk mendon kujdes, menduam vetëm Klajdin. Në ato momente nuk e mendojmë jetën. Na pyeste gjithë kohës, kishte shumë fuqi na ka ndihmuar edhe ai. Kur doli u çua direkt. Doli në këmbë. Ai ka pasur 5 soleta sipër,”-thanë efektivët e zjarrfikëses.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi qato shpëtimi i klajdi qatos tragjedia e 26 nentorit 2019 klajdi qato shpëtimi i klajdi qatos tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll