Politike

Rama i prerë: Historia e çadrave mbaron nesër, të gjithë në hotel. Nuk lëmë askënd të abuzojë me fatkeqësinë

28 Nëntor 2019, 21:14 Nga DOSJA
Rama i prerë: Historia e çadrave mbaron nesër, të

THUMANË- Kryeministri Edi Rama nga Thumana ka deklaruar sot se historia e çadrave do të mabroj nesër. Sipas Ramës të gjithë qytetarët që janë në çadra sot, do të duhet të shkojnë nesër në hotel dhe nuk do lihet askush që të abuzoj me fatkeqësinë e të tjerëve.

Banorët duhet të shkojnë atje dhe historia e çadrave do të mbyllet nesër. Nuk do lëmë asnjë njeri në çadra. Banesë nuk do kishim gjetur hotelet, kjo do ishte një histori e gjatë, pasi nuk do lëmë asnjë që të njollosin këtë përpjekje historike të mijëra njerëzve, pasi ka nisur abuzimi. Nuk do lemë asnjë njeri që të abuzoj me dhimbjen e të tjerëve”, u shpreh Rama.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama solidariteti me termetin termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama solidariteti me termetin termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll