Politike

FOTO/ Edi Rama dhe Lulzim Basha të bashkuar, ‘tunden’ flamujt e bardhë, gjesti i rrallë i kryeministrit për rivalin poli

28 Nëntor 2019, 17:03 Nga DOSJA
FOTO/ Edi Rama dhe Lulzim Basha të bashkuar, ‘tunden’ flamujt e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë nxjerrë flamujt e bardhë duke shpallur kështu paqen mes tyre në periudhën që vendi ynë po kalon një tragjedi.

Në një postim në Twitter, Rama ka postuar video-mesazhin e kryeopozzitarit Basha dhe krahas tij shkruan se Shqipëria është një komb i bashkuar.

Videomesazh??
“Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje, ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe.” pic.twitter.com/zy816MG0R4

— Partia Demokratike (@pdshqiperi) November 28, 2019

“Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje, ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe,”- shkruan Ramakrahas videos ku kreu i PD-së dëgjohet teksa jep një mesazh sensibilizmi për të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

E vetmja herë që Rama dhe Basha mbahen mend kanë shtrënguar duart miqësisht ka qenë mbrëmjen e 17-Majit, natën që të dy bënë një marrëveshje në vitin 2017. Mesa duket tragjedia në të cilën po kalon Shqipëria që deri më tani numëron 47 të vdekur nuk njeh ngjyra partie dhe ka bërë që kryeministri dhe kreu i Opozitës të shkrijnë akujt mes tyre.

47 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2019, 06:35

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendi...