Politike

Basha anulon ceremonitë për festat e 28-29 nëntorit: Këto 3 ditë, më të vështirat e viteve të fundit (VD)

28 Nëntor 2019, 09:08 Nga DOSJA
Basha anulon ceremonitë për festat e 28-29 nëntorit: Këto 3

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka anuluar të gjitha ceremonitë për festat e 28-29 nëntorit.  Basha u shpreh se pas tërmetit këto 3 ditë kanë qenë më të vështirat e viteve të fundit por sipas tij nxorën më të mirën e njerëzve.

“Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit kullon gjak. Lutjet tona për më të prekurit.  Këto 3 ditë, më të vështirat e viteve të fundit, nxorën më të mirën e njerëzve. Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe. Në 107 vjetorin e Pavarësisë, të bashkuar, të nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi.“, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2019, 06:35

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendi...