Politike

Pacolli dhuron 1 mln € për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti: Më e pakta që mund të bëja

28 Nëntor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Pacolli dhuron 1 mln € për rindërtimin e shtëpive

TIRANË- Ministri i Jashtëm iKosovës, njëkohëshisht dhe një sipërmarësit më të mëdhenj në Kosovë, Behgjet Pacolli, ka dhuruar 1 milionë Euro për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Durrës e Thumanë.

Në një reagim në Facebook, Pacolli shkruan se ka parë nga afër dëmet e shkakturara nga tërmerti dhe bashkë me familjen e tij kanë vendosur që të dhurojnë këtë shumë. Ai shton se kjo është më e pakta që ai dhe familja e tij mund të bëjnë për Shqipërinë.

POSTIMI I PLOTË

Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.

Ndërkohë pas bërjes publik të këtij lajmi, ka ardhur një reagim dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili e ka falenderuar ministrin dhe shkruan: RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI?

 

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behgjet pacolli solidariteti me termetin termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 behgjet pacolli solidariteti me termetin termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2019, 06:35

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendi...