Politike

A do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Meta: Tani e rëndësishme është zgjidhja e problemeve e të prekurve nga tër

28 Nëntor 2019, 20:30 Nga DOSJA
A do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Meta: Tani e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e madhe për ndihmën e dhënë nga Kosova për përballimin e pasojave të rënda të tërmetit në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë sot në mbrëmje për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini në Kosovë, Meta u shpreh se reagimi i autoriteteve kosovare ka qenë i menjëhershëm dhe ndihma ka qenë profesionale dhe masive.

I pyetur nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me tërmetin, Meta ka sqaruar se “unë prej kohësh e kam shprehur angazhimin tim për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Padyshim dhe në të ardhmen mund të mblidhet. Por më e rëndësishme tani është të merret seriozisht zgjidhja e problemeve me të cilat përballen aktualisht banorët më të prekur nga tërmeti”.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisie kombetare termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta keshilli i sigurisie kombetare termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll