Politike

Gjendja e jashtëzakonshme, Rama paralajmëron mediat: Mos përhapni panik ose do t’ju mbyll

28 Nëntor 2019, 10:02 Nga DOSJA
Gjendja e jashtëzakonshme, Rama paralajmëron mediat: Mos përhapni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha kanalet e informimit, mediat dhe televizionet që të mos përhapnin panik.

Rama shkruan në një status në Twitter se në këtë situatë duhet matur çdo fjalë dhe se është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj.

Kryeministri shton më tej se nëse shikon lajme që përhapin panik apo të rreme do të jetë i detyruar të ndërhyjë forcërisht për të mbyllur mediat në fjalë. 

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2019

40 persona të vdekur, 678 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nëntorit edi rama tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2019, 06:35

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendi...