Politike

Basha viziton banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Qeveria të shpall dhe këtu gjendjen e fatkeqësisë natyrore

28 Nëntor 2019, 18:21 Nga DOSJA
Basha viziton banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Qeveria

LAÇ- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha, ka qenë sot pranë banorëve në Laç ku ka parë nga afër dëmët e shkaktuara nga tërmeti në këtë zonë.

Kreu i PD është shprehur se janë më qindra banesa të dëmtuara nga tërmeti në këtë zonë. Shumë banorë kanë lënë shtëpitë dhe po jetojnë në çarda, por kapacitetet e tyrë janë të pamjaftueshme. Banorët janë ankuar tek numri një opozitës se shteti i ka dëgjuar ata pas tëmreti dhe i ka lënë në mëshirë të fatit.

Duke parë situatën e krijuar, Basha kërkoi shpalljen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.

Kjo deklaratë e Bashës është mbështetur dhe nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila në një reagim në Facebook se “Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim”.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha termet 26 nentor 2019 termet ne laç tragjedia e 26 nentorit 2019 lulzim basha termet 26 nentor 2019 termet ne laç tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll