Politike

28 nëntori/ Sandër Lleshaj: Ky i sivjetshmi na gjen të goditur fort, por jo të thyer

28 Nëntor 2019, 08:24 Nga DOSJA
28 nëntori/ Sandër Lleshaj: Ky i sivjetshmi na gjen të goditur

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për 28 nëntorin, dy ditë pas tragjedisë së tërmetit. Ministri është shprehur se 28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer.

“Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi:

28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer.

Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej. Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës. Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare. Rroftë Shqipëria!??

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019 sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2019, 06:35

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendi...